21:32 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / MSH

Shtyhet finalja e Big Brother Albania VIP?

Vëllai i Madh ka futur një Zarf të Kuq brenda shtëpisë ditën e sotme.

Përmbajtja e tij është lexuar gjatë ‘Prime-t’, ku banorët janë vënë në dijeni për shtyrjen e finales së Big Brother VIP 2.

6 Maji, është caktuar si data e finales së madhe.

Finalistët do të marrin 10 mijë euro secili.

Megjithatë, iu mbetet banorëve të vendosin deri të martën nëse dëshirojnë të shtyejnë finalen ose jo.

Banorët gjithashtu janë surprizuar gjatë mbrëmjes nga një video e realizuar nga Vëllai i Madh, ku ata panë të gjitha momentet e tyre brenda shtëpisë gajtë këtyre 91 ditëve.