09:21 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / MSH

Shtyhet gara e Albin Tahirit në Lojërat Olimpike

Është shtyer për një ditë tjetër gara në të cilën do të garonte skijuesi nga Kosova, Albin Tahiri.

Siç ka njoftuar Komiteti Olim pik i Kosovës, gara është shtyer për shkak të kushteve atmosferike.

“Shkaku i erërave të forta, është shtyrë për një ditë tjetër gara e lëshimit në skijimin alpin në LOD Pekini 2022” thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Fillimisht gara pritej të fillonte në orën 04:00 me kohën tonë lokale, por më pas u shty për në 7:00, para se të shtyhej përfundimit më pas.

Përveç Albin Tahirit, Kosovën do ta përfaqësoëj edhe Kiana Kryeziu, e cila do të garojë nesër.

Lojërat Olimpike Dimërore kanë filluar më 4 shkurt dhe do të zgjasin deri me datë 20 të këtij muaji.