11:33 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shtyhet hapja e qendrës ekskluzive të brendit BKR, shkak rritjae e numrit të rasteve me Covid-19, në vend

Ishte planifikuar që me 1 korrik, kreatorja e famshme shqiptare, Blerina Kllokoqi-Rugova të bënte hapjen e qendrës ekskluzive të brendit BKR, por tashmë është shtyrë për një datë tjetër.

E gjithë kjo ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së rasteve me Covid-19 në vendin tonë, e që disenjatorja e ka konsideruar parësor  shëndetin.

Kështu ka njoftuar vetë Blerina në faqen zyrtare në Instagram, ku shkruan : Megjithëse ishim gati për një festë të përbashkët, me rastin e hapjes së qendrës ekskluzive të brendit BKR, me sugjerimin e miqve dhe të detyruar nga situata e fundit që po shkon, duke u rënduar, me rritjen e numrit të infektuarve me Covid-19, kemi vendosur ta zhvendosim për një datë tjetër”.

“Të ndërgjegjshëm për seriozitetin e situatës së pandemisë dhe për përgjegjësitë tona që që na takojnë, t’i respektojmë masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit, duke konsideruar parësor shëndetin tonë”, përfundoi dizenjatorja.

Ndërkohë kujtojmë që dje kishte 122 raste të reja me Covid-19 në Kosovë dhe 81 të shëruar./Indeksonline/