Shtyhet kampionati, ‘French Open’

Turneu i madh i Grand Slamit francez ‘Roland Garros’ shtyhet për një javë.
Ky vendim vjen, pasi organizatorët tentojnë që pas 7 ditës të kenë më shumë tifozë të pranishëm në stadium, shkruan IndeksOnline
Edicioni i kaluar i vitit 2020 u kushtëzua ndjeshëm nga pandemia e koronavirusit dhe të gjitha ndeshjet u ndoqën nga një maksimum i mundshëm prej vetëm 1.000 spektatorësh.
Pra, edicioni i 125 i Roland Garros-it do të përfundojë pikërisht dy javë përpara se të startojë turneu i mirënjohur i Wimbledon-it.