13:55 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Shtyhet kampionati në Holandë, klubet bien dakord për t’i ndihmuar Ajax-it

Eredivise, përkatësisht klubet holandeze, kanë bërë një akt për t’u përshëndetur këtë të premte.

Java e 33-të e kampionatit, e programuar për në datën 28 prill do të luhet më 15 maj.

Skuadra holandeze Ajax po përjeton një moment historik duke u gjendur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mirëpo ata po luftojnë edhe për titullin kampion me PSV-në.

Klubet kanë rënë dakort që ky takim të zhvillohet më vonë për shkak të pjesëmarrjes së Ajaksit në gjysmëfinale pas Ajaksi do të kishte vetë 2 ditë kohë për të përgatitur takimin. Federata pranoi se jo të gjitha klubet janë pajtuar me këtë zgjidhje.

“Jemi të vetëdijshëm se është e pamundur t’i kënaqim të gjithë.Arsyeja është e nevojshme pasi me pjesërmarrjen e Ajaksit në Ligën e kampionëve përfitojnë jo vetëm ata, por gjithë futbolli holandez”, u shpreh në një komunikatë institucioni. /IndeksOnline/