75 Mall Live Search
11:25 / E Martë, 14 Qershor 2022 / B O

Shtyhet koncerti i “The Rolling Stones” në Zvicër

Pas 49 vitesh, Rolling Stones më në fund po rikthehej për koncert në Bernë. Por paraqitja e planifikuar në stadiumin Wankdorf është anuluar.

Koncerti i planifikuar për të premten e ardhshme do të anulohet për shkak se Jager ka dalur pozitiv. Këngëtari kryesor 78-vjeçar i grupit “Rolling Stones” ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv.

Grupi po feston 60 vjetorin e tyre me turneun e tyre. Mick Jagger (78), Keith Richards (78) dhe Ronnie ëood (74) hapën turneun e tyre “Sixty” në Evropë më 1 qershor me një koncert në Madrid. Programi përfshin 14 shfaqje në dhjetë vende, duke përfshirë qytete si Milano, Londër, Bruksel dhe Liverpool./Indeksonline/