Shtyhet konferenca rreth rastit të reperes Loredana
Është shtyrë konferenca e planifikuar të mbahet sot në ora 12:00 lidhur me rastin e reperes shqiptare, Loredana Zefi.
Avokati i saj, Tomë Gashi përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se konferenca është shtyrë për në ora 14:00, shkruan Indeksonline.
“ Njoftim për media- konferenca e cakutuar për oren 12:00 shtyhet për në orën 14:00. Për shkak të angazhimit tim, ju njoftoj se konferenca për media e caktuar për sot në oren 12.00 h për rastin e reperes Loredana Zefi do të mbahet sot në oren 14.00h në Hotel Emerald-Prishtinë.Ju kërkoj ndjesë!” ka shkruar Tomë Gashi.
Kujtojmë që të martën Loredana u arrestua nga autoritetet zvicrane për mashtrim dhe kërcënim të një çifti zviceran./Indeksonline/
