10:38 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / OSH

Shtyhet konstituimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, s’ka kuorum

Është shtyrë mbledhja e parë ku do të bëhet edhe konstituimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raporton IndeksOnline.

Kjo pasi që kanë munguar disa anëtarë të këtij komisioni, duke mos pasur kuorumin e nevojshëm për mbajtjen e tij.

Ndërsa pas kësaj shtyerje, mbledhja pritet të mbahet në ora 13:00 të ditët së sotme.