75 Mall Live Search
14:49 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / Blerim

Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht që mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 15:00.

Pikë e vetme e rendit të ditës është kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Shtyrjen e seancës e ka konfirmuar shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri ka thënë se kanë marrë një njoftim për shtyerjen e mbledhjes së Kryesisë.