14:19 / E Premte, 10 Shtator 2021 / OSH

Shtyhet mësimi deri më 26 shtator

Shkollimi parauniversitar pezullohet deri më 26 shtator.

Lajmin për IndeksOnline e kanë konfirmuar dy kryetarë komunash që ishin të pranishëm në mbledhjen e mbajtur me ministrin Arben Vitia.

Ky vendim u mor në takimin në mes ministrit të Shëndetësisë dhe kryetarëve të komunave të Kosovës./IndeksOnline/