75 Mall Live Search
22:14 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Shtyhet ndeshja Caledonia Gladiators-Trepça

Ndeshja Caledonia Gladiators-Trepça për Grupet e FIBA Europe Cup është shtyrë për një datë tjetër.

Njoftimi vjen edhe nga vetë faqja e FIBA Europe Cup. Në njoftim thuhet se takimi është shtyrë për arsye logjistike.

Ndeshja e Grupit H ishte planifikuar të luhej të mërkurën (sonte), më 13 nëntor, por tashmë është pezulluar zyrtarisht.

Çdo përditësim i mëtejshëm në lidhje me ndeshjen do të komunikohet në kohën e duhur.

Mitrovicasit kanë pesë humbje në pesë ndeshje, kurse skuadra skoceze, dy fitore e tri humbje.