75 Mall Live Search
18:10 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shtyhet ndeshja Kosovë-Rusi

UEFA e ka shtyrë ndeshjen që do të luhej në mes Kosovës dhe Rusisë në futboll kategoria e vajzave, që është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian në vitin 2021.

Federata ruse në faqen e saj zyrtare e ka konfirmuar këtë lajm duke e arsyetuar që ka ndodhur për shkaqe sigurie.

Kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej më 4 tetor në Prishtinë.

Kosova në grupin A, është në pozitën e katërt me 3 pikë kurse grupin e kryesojnë Rusia dhe Holanda.