75 Mall Live Search
12:05 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Shtyhet ndeshja Liria – Ballkani, kjo është arsyeja

Ndeshja e hapëse e sezonit pranveror mes Lirisë dhe Ballkanit është shtyer nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Klubi prizrenas ka bërë kërkesë për të shtyer ndeshjen për një termin tjetër, për shkak të angazhimeve të disa futbollisteve në Kupën e Afrikës.

Kjo kërkesë e Lirisë është pranuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ende nuk dihet data e re për zhvillimin e kësaj ndeshje./IndeksOnline/