Shtyhet ndeshja mes Llapit dhe Dritës, reagojnë gjilanasit

Është shtyrë ndeshja mes Llapit dhe Dritës, që do të luhej të dielën.
Ndaj kësaj shtyrje ka reaguar Klubi i Dritës, duke bërë të ditur se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim.
‘’ Kur kishin mbetur më pak se 48 orë para ndeshjes KF Llapi – FC DRITA, vjen një njoftim në E-mail se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim, ku dihet se ndryshimet e orareve bëhen vetëm në raste të veçanta gjë për të cilën komisioni nuk ka pasur arsyje në këtë rast’’, shkruan në faqën zyrtare të Dritës në Facebook. /IndeksOnline/
Postimi i plotë:
Shtyhet ndeshja për të dielën pa asnjë arsyje
FC DRITA shpreh shqetësimin sepse ndeshja e xhiros së 14-të e paraparë të zhvillohet të shtunën është shtyrë pa ndonjë arsyje për të dielën, 30 tetor.
Kur kishin mbetur më pak se 48 orë para ndeshjes KF Llapi – FC DRITA, vjen një njoftim në E-mail se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim, ku dihet se ndryshimet e orareve bëhen vetëm në raste të veçanta gjë për të cilën komisioni nuk ka pasur arsyje në këtë rast .
Në anën tjetër, klubi ynë ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ndeshjes së paraparë për të shtunën dhe zhvendosje e ndryshime pa arsyje tregojnë jo seriozitet ndaj garave.
Veprime të tilla nuk i bëjnë aspak nder futbollit kosovar, duke treguar mos rrespekt ndaj klubeve dhe vet Superligës së Kosovës.