75 Mall Live Search
18:36 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Shtyhet ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës

Është shtyer ndeshja e basketbollit mes Zvirës dhe Kosovës, e vlefshme për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.

Arsyeja e shtyerjes së ndeshjes është për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Zvicër dhe problemeve të ekipit të Zvicrës për të qenë në kohë për këtë sfidë, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Basketbollit të Kosovës.

Sipas tyre, ekipi i Zvicrës ka qenë në Fribourg dhe kanë pasur probleme me trafik për shkak të borës.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës ishte paraparë të zhvillohet në qytetin e Bërnit.

Takimi është dashur të fillojë nga ora 19:30./IndeksOnline/