Shtyhet ndeshja Milan – Verona, kjo është arsyeja

Është shtyer fillimi i ndeshjes Milan – Verona, e vlefshme për javën e pestë të Serie A.
Ndeshja e cila ishte planikuar për të filluar në ora 15:00, është shtyer për 25 minuta, shkruan IndeksOnline.
Kjo për shkak se në orët e fundit në qytetin e Milanos ka pasur reshje të mëdha të shiut dhe breshërit, dhe ka ndikuar në përkeqësimin e fushës.
Gjyqtari i ndeshjes së bashku me kapitenët e të dyja skuadrave dolën në fushë, dhe vendosën që ndeshja të shtyhet për 25 minuta./IndeksOnline/