75 Mall Live Search
19:05 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / Gj. Sh

Shtyhet ndeshja Prishtina-Drita, kjo është arsyeja

Është shtyrë ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e paraparë të luhet me datë 25 gusht në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kështu ka vendosur Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Një vendim i tillë ka ardhur për faktin se të njëjtën datë do të zhvillohet sfida Ballkani – Shkupi në kuadër të Ligës së Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri” ku Prishtina i zhvillon ndeshjet si vendas.

Për datën e re të zhvillimit të këtij takimi do të njoftoheni më kohë pasi që të vendos Komisioni i Garave.

Ndeshja është e vlefshme për javën e tretë të ALBI MALL Superligës së Kosovës në futboll./IndeskOnline/