75 Mall Live Search
14:58 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shtyhet ndeshja Trepça – Cërvena Zvezda, e paraparë të luhej në Zveçan

Shorti i kupës së Serbisë i vuri përballë Trepçën dhe Cërvena Zvezdën.

Vëmendjen e publikut mori lokacioni se ku u vendos të zhvillohej kjo ndeshje. Ajo u vendos të luhej në Zveçan, brenda territorit të Kosovës.

Pas kësaj, pati reagim edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës që i ftoi inistitucionet përkatëse të merren me rastin dhe të mos lejojnë që kjo ndeshje të luhej, shkruan Indeksonline.

Ndërsa sot, Federata e Futbollit e Serbisë ka marrë vendim që kjo ndeshje të shtyhet për një datë të pacaktuar, ndërsa ende nuk dihet vendi se ku do të luajnë./Indeksonline/