75 Mall Live Search
18:00 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / Gj Sh

Shtyhet nisja e kampionatit të Futsallit

Federata e Futsallit të Kosovës ka njoftuar se është shtyer nisja e sezonit të ri për Superligën dhe Ligën e Parë.

Sezoni i ri ishte paraparë të fillonte me 20 shtator, por do të nis me një javë vonesë, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, ky vendim ka ardhur për shkak të disa ndryshimeve të reja në rregullat e lojës, si dhe për shkak të vonesës në materialet vizuale përkatëse që duhet të jenë gati për fillimin e edicionit.

”Federata e Futbollit e Kosovës ju njofton se fillimi i kampionatit në Superligën e Kosovës dhe në Ligën e Parë në futsall është shtyrë për një javë.

Ky vendim është marrë për shkak të disa ndryshimeve të reja në rregullat e lojës, si dhe për shkak të vonesës në materialet vizuale përkatëse që duhet të jenë gati për fillimin e edicionit.

Së shpejti do të organizohet një seminar me trajnerët, kapitenët dhe përfaqësuesit e klubeve, ku do të prezantohen në detaje këto ndryshime.

Për orarin e seminarit dhe kalendarin e ri të garave do të informoheni me kohë.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/