Ekskluzive: Shtyhet për 10 dhjetor intervista e Kadri Veselit, në Hagë
Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, njëherit lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka pasur të udhëtonte nesër në Holandë ku më 4 dhjetor ishte ftuar të intervistohej nga Dhomat e Specializuara.
Por, nga kabineti i liderit të PDK-së, është konfirmuar për Indeksonlinen se kjo intervistë që ishte paraparē për 4 dhjetor, për shkaqe teknike është shtyrë për javën e ardhshme.
“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për 10 dhjetor”, tha Avni Bytyçi, këshilltar politik i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli./Indeksonline/