12:37 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shtyhet për disa orë fluturimi i Haradinajt

​Fluturimi i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj drejt Hagës është shtyrë.

Arsye për këtë shtyrje janë vonesat e kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve ‘Austrian Airlines’”, thuhet në njoftim.