Shtyhet për nesër, mbledhja e Qeverisë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës e cila parashihej të zhvillohej sot në ora 16:00 është anuluar.
Kjo mbledhje do të zhvillohet nesër në ora 12:00, raporton Indeksonline.
Nuk dihen arsyet që quan deri tek shtyrja e mbledhjes, por pritej që në mbledhjen e sotme të kishte shkarkime të bordeve.
Gjithashtu një ndër temat e rëndësishme për të cilat pritet të marrë vendim Qeveria e Kosovës ësht2ë edhe taksa 100% ndaj produkteve serbe./Indeksonline/