20:05 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / AR

Shtyhet publikimi i duetit mes Melindës dhe Rinës, kjo është arsyeja

Ka pak kohë që artistet shumë të dashura, Melida Ademi dhe Rina Balaj njoftuan se po vijnë me një bashkëpunim.

Kënga që do të mbajë titullin “Tornado” u planifikua që të lansohej gjatë ditës së sotme.

Ndërkaq që fansat e etur për bashkëpunimin e ri po prisnin, artistet dhanë lajmin që kënga e re është shtyrë.

Shtyrja e publikimit të bashkëpunimit ka ndodhur për shkaqe teknike mirëpo këngëtaret dhanë një datë të re lansimi.

“Tornado” do të lansohet gjatë ditës së nesërme në orën 19:00 në platformën e transmetimit, Youtube.