75 Mall Live Search
12:01 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / k.v

Shtyhet seanca e Kuvendit/ Kjo është arsyeja

Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte thirrur për në orën 11:00, është shtyrë për në orën 13:00.

Këtë njoftim për deputetët e dha kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Arsyeja e kësaj shtyrje është që disa prej deputetëve nuk janë të pranishëm në sallë sepse gjenden në procesin e intervistimit të anëtarëve të KGjK-së.