75 Mall Live Search
09:54 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / OSH

Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit për të zgjedhur kryesuesin

Sot pritej që asambleistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit të mblidheshin për të votuar kryesuesin.

Mbledhja ishte paraparë që të mbahej në ora 10:00.

Mirëpo, në një njoftim për media nga zyra e Informimit në Gjilan, kanë bërë të ditur se sranca e sotme është shtyrë për një afat të pacaktuar, shkruan IndeksOnline.

“Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë për sot (5.01.2022), shtyhet për një ditë tjetër, e cila do të vendoset ndërkohë. Njoftimi për datën e saktë të mbajtjes së seancës do të bëhet me kohë”, thuhet në njoftim.

Deri më tani, Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve në krye me Alban Hysenin nuk kanë arritur që të bëjnë koalicion, ani pse ishin në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës.

Më të dalë fitues i zgjedhjeve, Hyseni kishte deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me PDK-në në këtë komunë. Ai pati deklaruar se e përjashton koalicionin me LDK-në meqë me të kanë qenë në garë të drejtpërdrejtë./IndeksOnline/