75 Mall Live Search
18:37 / E Hënë, 18 Mars 2024 / FR

Shtyhet seanca gjyqësore në rastin e Princit Leka dhe Elia Zaharias

Elia Zarahia dhe Princ Leka kanë pasur seancën gjyqësore për zgjidhjen e martesës, pas gati 7 vitesh.

Seanca është shtyrë për shkak se nuk ka qenë i pranishëm Princ Leka. Më herët u pa aktorja Elia Zaharia, e cila doli nga ambientet e Gjykatës.
Kujtojmë se pak ditë më parë ata kanë përfunduar në dyert e policisë, duke pretenduar se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme.

Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.

Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

Madje, në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që “ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”.

“Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia, më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qene vetëm mbrojtës”, pretendon princi./tch/