Shtyhet seanca ndaj ish- ministres Dhurata Hoxha dhe disa zyrtarëve, eksperti financiar jep deklaraten e tij
Sot, në Gjykaten Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca ndaj ish- zyrtarëve të Ministrisë së Integrimit Evropian, të akuzuar për korrupsion dhe keqpërdorim të detyres zyrtare.
Në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj Dhurata Hoxha, Fitim Mustafa, Ekrem Tahiri dhe Gëzim Dushi, është paraqitur eksperti financiar, Shaip Bytyçi.
Prokurorja speciale, Ilirjana Çollaku tha se bazuar në raportin e ekspertizës ka konstatuar se pagesa i është kryer operatorit ekonomik, për shërbimet e kryera, duke përmendur këtu edhe faturat e pagesës të dikasterit qeveritar.
Prokuroria tha se ka konstatar se pranimi i ekspertizes financiare nga ana e mbrojtjes nuk është argument dhe se konstatimet nuk mund të pranohen dhe nuk i shërbejnë ndriqimit të rastit.
“Mbetem në tërësi në përgjigjen, në propozimin e avokatëve mbrojtës në marrjen e provave të reja, të dorëzuara nga prokurpria më 25.04.2024 në të cilin sa i përket ekspertizes në finale, prokuroria ka konstatuar se pranimi i ekspertizes financiare paraqitur nga avokati Driton Muharremi si provë të paargumentuar ligjërisht dhe konstatimet e dhëna nuk mund të aceptohen as edhe nga një logjikë e shëndosh”, ka thënë ajo, transmeton IndeksOnline.
Nga ana tjetër, eksperti financiar tha se të gjitha të dhënat që i ka paraqitur janë të bazuara në fakte dhe dokumentacione të cilat i ka pasur në dispozicion.
Kryetari i trupit giykues, gjyqtari Vesel ismaili, theksoi se pasi palët nuk kanë propozime por prova të reja, seanca do të vazhdojë me paraqitjen e mbrojtjes së të akuzuarve.
Pas një pauze të shkurtër, avokatët mbrojtës të të akuzuarve njëzëri kërkuan që seanca të shtyhet me arsyetimin se nuk janë të përgatitur pasi procesi ka kaluar në një fazë tjetër dhe se kanë nevojë për konsulta shtesë si mbrojtje.
Propozimin e palës mbrojtje për shtyerje të seancës nuk e kundërshtoi prokuroria.
Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues tha se gjykata e aprovon këtë propozim duke caktuar seancat e radhës për muajin shtator.
Ndryshe, ish- ministrja Dhurata Hoxha bashk zyrtarët e lartëpërmendur akuzohen se kishin keqpërdorur pozitën dhe detyrat e tyre me rastin e inicimit dhe nënshkrimit të kontratës për lobim me kompaninë franceze.
Sipas kësaj aktakuze, Dhurata Hoxha akuzohet se gjatë kohës sa ishte ministre i kishte tejkaluar kompetencat e saj në momentin kur kishte iniciuar procedurën e prokurimit dhe kishte përcaktuar se cila procedurë e prokurimit duhej të aplikohej madje edhe kishte përcaktuar emrin e kompanisë fituese për zbatimin e kontratës./IndeksOnline/