75 Mall Live Search
10:15 / E Premte, 31 Tetor 2025 / Z S

Shtyhet seanca për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend, mungon Xhelal Sveçla

Në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018, janë paraqitur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si edhe ish-deputetja Drita Millaku.

Në këtë seancë ka munguar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacolli-Dalipit, Zybës dhe Millakut është ngritur më 26 korrik 2019 nga prokurori Eset Rama.

Sipas prokurorisë, hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së kuvendit, duke detyruar të gjithë deputetët ta lëshojnë sallën.

Me këto veprime, të pandehurit akuzohen për veprën penale: “Pengim i personit zyrtar”, në këtë rast të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në mesin e provave mbi të cilat prokuroria mbështet akuzat janë: incizime nga salla e kuvendit, raporte policore, fotodokumentacion, vendimi i kryesisë së kuvendit për ndërprerjen e seancës atë ditë, si dhe dokumente të tjera të lëndës.

Seanca e radhës pritet të mbahet, më 16 janar./Indeksonline/