Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së vëllezërve Islamaj në Gjakovë

Seanca e paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore të Gjakovës, në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e vëllezërve Blerim dhe Haxhi Islamaj, është shtyrë.
Shtyrja është bërë për shkak të mungesës së avokates së palës së dëmtuar.
Gjykata ka caktuar datat e reja të seancave për:20 nëntor 2025, 27 nëntor 2025 dhe 3 dhjetor 2025.
Po ashtu, trupi gjykues ka kërkuar dëshmitarë shtesë, përfshirë:Timor Gjokaj, Gjon Gjokaj, bashkëshorten e Zef Ademajt.
Rasti lidhet me ngjarjen tragjike të ndodhur në qershor të vitit 2023, ku u vranë vëllezërit Blerim dhe Haxhi Islamaj.
Për këtë vrasje po gjykohen Gjergj Gjokaj dhe Zef Ademaj, të cilët gjatë seancave të mëparshme kanë mohuar fajësinë për akuzën e vrasjes.
I pandehuri Gjergj Gjokaj ka pranuar vetëm pjesërisht fajësinë për mbajtje pa leje të armës, por ka mohuar përfshirjen në kryerjen e veprës penale të vrasjes.