75 Mall Live Search
12:00 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / k.v

Shtyhet sërish votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Për shkak të mungesës së kuorumit prej 80 deputetëve, në seancën e së mërkurës u shty sërish votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në kuvend.

Deputetët e opozitës nuk po duan ta dëshmojnë praninë në seancë.

Për një seancë tjetër u shty edhe amendamenti i deputetit Visar Korenica për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor. Në votim morën pjesë vetëm 44 deputetë.

Ndërkohë u votua plotësim-ndryshimi për Ligjin për zyrtarët publikë. U miratua edhe Ligji për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës.