14:03 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Shtyhet sezoni i ri i “Gossip Girl”, për shkak të koronavirusit

Lajme të trishtueshme për adhuruesit e  “Gossip Girl”- seria e re televizive do të vonohet deri në vitin 2021.

Seriali i cili u planifikua të debutante në HBO Max këtë vjeshtë, është shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19.

“Ata nuk kishin filluar as prodhimin akoma, ata ishin në para-prodhim dhe ishin gati të fillonin punën, ” tha Kevin Reilly , zyrtar kryesor i përmbajtjes HBO Max.

“Gjërat që do të ishin me të vërtetë domethënëse dhe profil të lartë janë larguar,” shtoi ai, duke e quajtur atë “me të vërtetë zhgënjyese”.

Në kastin e ri përfshihen Emily Alyn Lind , Tavi Gevinson , Thomas Doherty , Adam Chanler-Berat dhe Zion Moreno, ndërsa Kristen Bell u vendos të kthehej si narratori i shfaqjes./Indeksonline/