14:48 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Shtyhet shpallja e aktgjykimit për vrajsen e Agonis Tetajt

Gjykata Themelore në Pejë nuk ka shpallur aktgjykimin për rastin ku Shaban Gogaj akuzohet nga Prokuroria e Pejës për vrasjen e tani të ndjerit Agonis Tetaj, në shtatorin e vitit 2018, në kompaninë “Gogaj Ag”, shkruan IndeksOnline.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, ka thënë se gjykata ka marrë vendimin që të shtyhet seanca gjyqësore deri më 21 prill 2021, ku mund të sillen provat e reja.

“Caktohet shqyrtimi gjyqësor i radhës me datë 21.04.2021, obligohet prokurori I çështjes që të sjell prova të reja të pretenduara deri më 7 prill 2021”, thuhet në aktvendim.

Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, e të ricilësuar më 16 mars 2021, e akuzon të pandehurin Shaban Gogaj se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:05:31, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, në kompaninë “Gogaj Ag”, nga pakujdesia i pandehuri Gogaj, e privon nga jeta të ndjerin, Agonis Tetaj./IndeksOnline/