16:13 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019

Shtyhet takimi i Haradinajt me gjeneralin Wesley Clark

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për shkak të agjendës së ngjeshur të aktiviteteve në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s, ndryshon agjenda e takimit të kryeministrit Ramush Haradinaj me gjeneralin Wesley Clark.

Takimi do të mbahet në Hotel Emerald, duke filluar nga ora 17:30.


Ndryshe, ish-gjenerali i forcave të NATO’s, Wesley Clark, është nderuar sot me çmimin “Urdhëri i Lirisë”, nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. /Indeksonline/