75 Mall Live Search
14:53 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Shtyhet takimi ku synonte të merrte pjesë Gjuriq

Në veri të Mitrovicës është shtyrë fillimi i takimit në të cilin do merrnin pjesë zyrtarët serbë, të cilëve iu ndalua hyrja në Kosovë, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Në këtë takim pritej të merrte pjesë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe Nikola Selakoviq, të cilët nuk kishin leje për të hyrë në Kosovë dhe ministri Vladan Vukosavljeviq, që sipas Policisë së Kosovës, edhe pse iu lejua të hyjë, ky i fundi ishte kthyer prapa.

Sipas njoftimit të tyre, nuk është e sigurt se kur do të mbahet kjo konferencë./Indeksonline/