75 Mall Live Search
15:30 / E Martë, 24 Tetor 2023 / S Z

Shtyhet Vendimi për moslejim të qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste

 Është shtyrë vendimi  për moslejim të qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste

Kjo është bërë e ditur pas një takimi që është mbajtur në mes të bizneseve,  përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe kryetarit të Prishtinës Përparim Rama.

“Nënkryetari i DHTIK Arsim Selmonmusaj së bashku me bizneset,  sot kanë takuar Kryetarin e Komunës së Prishtinës  Përparim Rama,  me qëllim të diskutimit rreth pezullimit të Vendimit të Komunës së Prishtinës për moslejim të qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste. Gjatë këtij takimi të përbashkët u diskutua lidhur me barrierat që paraqiten për vazhdimin e aktivitetit ekonomik të subjekteve afariste, nëse i njëjti Vendim vazhdon të mbetet në fuqi nga Komuna e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.