Shtyhet vendimi për ekstradimin e Liridon Fetahajt në Danimarkë
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, me gjyqtarin Avni Syla, ka dëahtuar sot të marrë vendim lidhur me ekstradimin ose jo në Danimarkë të të dyshuarit Liridon Fetahaj.
Vendimi për shtyrje të seancës erdhi pas kërkesës së palës mbrojtëse të Fetahajt, ku kërkoi kihë shtesëme arsyetimin se avokati paraprak nuk ia kishte dorëzuar ende lëndën avokatit aktual.
Fetahaj kërkohët nga autoritetet daneze me dyshimet se ka marrë pjesë në tri raste të vrasje me pagesë në shtetin danez.
Rasti kishte ndodhur në vitin 2020, ku kishin mbetur të të vrarë tre persona. Sipas autoriteteve daneze, ai dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal të organizuar në Danimarkë.
Personat e përfshirë në këtë rastë janë dënuar me burgim të përjetshëm në shtetin danez, ndërsa Fetahaj kishte arritur t’i shmangej drejtësisë për disa vite.
Ai ishte arrestuar në mars të këtij viti në lagjen Veternik të Prishtinës, gjatë një operacioni të zhvilluar nga njësia speciale e policisë FAST Kosova, në bashkëpunim me prokurorrin speciale dhe Njësitë tjera të policisë së Kosovës. Arrestimi është bërë mbi bazën e një urdhër arresti ndërkobëtar.
Pas arrestimit, ndaj tij kishin nisur procedurat ligjore për ekstradim. Seanca e ardhshme pritet të mbahet më 5 qershor.

