75 Mall Live Search
13:26 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Shtyhet vizita e parë e femrave në hapësirë, NASA nuk ka kostume për të dyja

Për herë të parë në histori ishte planifikuar që në hapësirë të shkojnë dy femra, por kjo është shtyrë për shkak të mungesës së kostumit të dytë për veshje që mungonte, thotë agjencia amerikane e hapësirës NASA.

Christina Koch dhe Anne McClain kishin planifikuar të premtën të shkelnin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) për të instaluar bateri.

Por doli se të dyja kishin nevojë për një kostum me madhësi mesatare dhe vetëm një ishte gati për përdorim.

Koç tani do të shkoj në ISS me kolegun e saj mashkull Nick Hague.

Ajo do të vesh një kostum të mesëm të përdorur nga McClain i cili u përdorë javën e kaluar.

McClain u trajnua me kostume të mesme dhe me madhësi të mëdha, por më pas kuptoi që kostumi mesatar i përshtatet më së miri, tha NASA. /IndeksOnline/