75 Mall Live Search
19:05 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / MSH

Shtyhet votimi për Kodin Civil

Votimi për Kodin Civil, i paraparë të ndodhte në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është shtyer.

Kjo për shkak të votave të pamjaftueshme, si nga ana e pozitës, ashtu edhe nga opozitarët, raporton Indeksonline.

Ky Kod ka patur kundërshtim të madh dhe thirrje për mosvotim. Me ardhjen e radhës në seancën për votim, u endos shtyerja e tij për kohë të pacaktuar.

Krahas Kodit Civil, edhe një numër i konsiderueshëm i rendeve të ditës nuk janë votuar sot.