75 Mall Live Search
13:56 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / OSH

Shtylla e energjisë elektrike rrezikon jetën e qytetarëve, në qendër të Prishtinës

Jo shumë larg qendrës së kryeqytetit, kjo shtyllë elektrike po rrezikon jetën e shumë banorëve përreth.

Zona në të cilën gjendet kjo shtyllë elektrike është tejet e frekuentur, e cila po i rrezikon edhe kalimtarët.

Vlen të kujtojmë faktin se kohën e fundit, KEDS-i ka bërë riparime në pjesë të ndryshme të Prishtinës, por se një e tillë ende nuk u ka rënë në sy punonjësve të këtij institucioni.

Ndërkohë që kohët e fundit është raportuar për mungesë të energjisë elektrike në disa pjesë të vendit.  /IndeksOnline/