20:27 / E Martë, 19 Janar 2021 / C E

Shtylla e Milot Rashicës nuk mjafton për Werder Bremenin

Werder Bremen është mposhtur nga Borusia Munchengladbach me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 17-të të Bundesligës.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Elvedi në minutën e 66-të, shkruan Indeksonline.

15 minutat e fundit luajti edhe Milot Rashica i cili për pak sa nuk shënoi.

Sulmuesi i Kosovës ishte i pafat pasi preku shtyllën nga një rast i pastër për gol.

Monchengladbach me këtë fitore ngjitet në vendin e gjashtë me 28 pikë derisa Werderi mbetet në vendin e 12-të me 18 pikë. /IndeksOnline/