Shtylla e ndriçimit publik që po rrezikon kalimtarët në mes të sheshit në Prishtinë
Qyteti i Prishtinës vazhdon të ballafaqohet me probleme të shumta.
Madje qytetarët rrezikohen edhe në mes të sheshit më të frekuentuar në Prishtinë, atë “Zahir Pajaziti”.
Është një shtyllë e ndriçimit publik e cila thuajse është rrëzuar tërësisht, ku e njëjta mund t’i kushtojë edhe me jëtë ndonjë kalimtari, e më të rrezikuarit mbeten fëmijët, përcjellë Indeksonline.
Prandaj urgjentisht kërkohet intervenim, ngase edhe përmes imazheve mund të shihni gjendjen e kësaj shtylle./Indeksonline/

