Shtylla elektrike e lakuar, rrezikon jetën e qytetarëve në Lagjen Kodra e Diellit
Një shtyllë elektrike është dëmtuar në rrugën “Sali Nivica në Lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë.
Shtyllës i është këputur një tel dhe me këtë rast ajo është lakuar gjë që rrezikon jetën e qytetarëve, shkruan Indeksonline.
Një banor i kësaj lagje ka thënë për Indeksonline se kanë shprehur shqetësimin e tyre si dhe kanë adresuar ankesën në KEDS dhe Komunën e Prishtinë, mirëpo nuk morën përgjigje nga këta të fundit. /Indeksonline/

