75 Mall Live Search
20:48 / E Hënë, 05 Maj 2025 / Burim

Shtylla elektrike për disa javë është në këtë gjendje në rrugën ‘Isa Kastrati’, rrezikon jetën e kalimtarëve

Kjo shtyllë elektrike ka disa javë që po qëndron në këtë gjendje në rrugën ‘Isa Kastrati’ afër parkut të qytetit në Prishtinë.

Indekonline mëson se shtylla ishte dëmtuar pasi ishte goditur nga një veturë.

Edhe pse kanë kaluar disa javë askush nuk është kujdesur për zëvendësimin e saj.

Në këtë gjendje shtylla rrezikon jetën e kalimtarëve, pasi ajo vazhdon të përçoj energji elektrike.

Më poshtë ju sjellim pamje të kësaj shtylle e cila nuk do koment. /Indeksonline/