75 Mall Live Search
17:59 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shtylla elektrike rrezikon banorët e fshatit Kishnarek të Drenasit, askush s’merr përgjegjësi

Që nga dita e hënë rruga “Beqir Bajraktari”, në fshatin Kishnarek, Komuna e Drenasit, është në gjendje të tmerrshme.

Banorët e asaj lagje janë mjaft të shqetësuar, pasi që një shtyllë elektrike është gati të rrëzohet, shkruan Indeksonline.

“Aty kalojnë fëmijë e të rritur, dhe askush nuk merr masa për këtë gjë, edhe pse e kemi kontaktuar policinë dhe KEDS-in”, thotë një banor.

Madje, shumë lagje në atë fshat, kanë mbetur edhe pa energji elektrike./Indeksonline/