Shtylla që po i rrezikon banorët e një fshati në Mitrovicë
Ka më shumë se një muaj që një shtyllë në fshatin Bare të Mitrovicës nëpër të cilën kalojnë kabllot që bëjnë shpërndarjen e rrjetit, gati është rrëzuar.
Banorët e këtij lokaliteti kanë shprehur shqetësimin e tyre, me mundësinë që kjo shtyllë mund ta rrezikojë jetën e tyre pasi kjo pjesë frekuentohet nga këmbësorët, ndërsa veturat rregullisht e shkelin kabllon e këputur.
Qytetarët e lokalitetit Bare lusin organet përgjegjëse që të intervenojnë sa më shpejtë që mos të rrezikohen banorët./IndeksOnline/
