Shtylla rrëzohet në oborr, KEDS nuk intervenon
Shtylla u rrëzua, e kabllot u shpërndanë nëpër oborrin e shtëpisë së Kadri Behramit në lagjen Mati 1, në kryeqytet.
Ajo erdhi në këtë gjendje të martën, pa kaluar as tre muaj që kur u vendos në këtë vend.
Ekipet e KEDS-it , nuk erdhën që të ndërmarrin masa gjatë ditës , ani pse u kontaktuan shumë herë nga familjarët.