75 Mall Live Search
19:20 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Shtylla të shumta po digjen, a po bëhet kjo në mënyrë të qëllimshme ?

Shtylla të shumta të energjisë elektrike janë djegur sot nga zjarri. E sipas një njoftimi të bërë në Facebook nga KEDS thuhet se këto veprime po bën qëllimisht nga individë të papërgjegjshëm e që po shkaktojnë dëme të mëdha në rrjetin e shpërndarjes.

Të njëjtit kanë deklaruar se rastet të ngjashme janë duke u paraqitur edhe tek organet e rendit, duke kërkuar që kjo dukuri të ndalet urgjentisht dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar, shkruan Indeksonline.

Sipas KEDS këto veprime të tilla janë duke shkaktuar shumë  telashe edhe në furnizimin me energji elektrike.