17:07 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Shtyrja e datës së filmit të ri të James Bond do të kushtoj 30 milionë dollarë

Vendimi i ri për ta shtyrë datën e premierës së filmit ‘No Time To Die’ do t’i kushtoj kompanisë të paktën 30 milionë dollarë.

Filmi i ardhshëm i James Bond është shtyrë për në nëntor edhe pse ishte planifikuar që premiera të lansohej më 2 prill.

Mirëpo një nga arsyet kryesore të kësaj po mendohet që është përhapja e koronavirusit, dhe mbyllja e mijëra kinemave në mbarë botën.

Por ky veprim i tyre po vlerësohet si i menqur pasi që sipas matjeve nëse do të publikohej në datën e planifikuar, filmi do të pësonte humbje prej 300 milionë dollarë për shkak të mbylljeve të kinemave./IndeksOnline/.