21:34 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Shufra hekuri, mjete ndërtimi – vëllezërit shqiptarë rrahen keq me disa persona në Zvicër

Dy vëllezër shqiptarë janë sulmuar dhunshëm nga disa persona, deri sa ishin duke punuar në një barkë.

Ngjarja ka ndodhur më 8 maj në Portalban në Kantonin e Friburgut të Zvicrës, transmeton Indeksonline.

Sipas informatave që posedon një medium zviceran, dy vëllezërit ishin duke riparuar barkën e tyre, kur patën përplasje me disa individë që kishin ardhur për t`i takuar. Kështu ngjarja eskaloi në dhunë.

“Ata luftuan me mjete hekuri dhe me disa mjete të ndërtimit. Pash shumë gjak në barkë. U thashë autoriteteve krejt çka dija”, citon mediumi të ketë thënë dikush prej dëshmitarëve, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kishin shkuar të paktën tri patrolla policie dhe dy ambulanca. Ndërsa, autoritetet e kanë përmbledhur ngjarjen me një fjali: Një hetim ka nisur tashmë./Indeksonline/