75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / AR

Shuhet aktori kosovar Adem Muji

Këtë të premte ka humbur jetën aktori kosovar Adem Muji.

Muji gjatë viteve të 80-të kishte luajtur një mori shfaqjesh në teatrin e Gjilanit.

Edhe pse viteve të fundit ai pushoi nga karriera e të qenët aktor, në publik njihej më shumë për rolin e tij në serialin “Qyteti pa lumë”.

Aktori ndërroi jetë nga një sulm në tru. Ai jetonte dhe vepronte në Zvicër.